Zgjedhje në 14 degë të BDI-së/ Ahmeti: Gara është e hapur, gjithsecili ka mundur të kandidojë

 

BDI mbajti zgjedhje në 14 degë të partisë. Kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti tha se për herë të parë në vendon tonë vendoset një standard i këtij lloji të zgjedhjeve. Sa i takon pakënaqësive të Grupit të zjarrit, Ahmeti u përgjigj se gara ka qenë e hapur dhe gjithsecili ka mundur të kandidojë.

 “Jo nuk ka asnjë arsye, gara është e hapur, gjithsecili ka mundur të kandidojë, regjistrimet kanë qenë edhe me fletanëtarësie edhe online, s’ka pasur asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë arsye lëre për të bërë por edhe për të ngritur ndonjë dilemë që mund të ketë gjëra të tilla, anomali të tilla. Sot voton anëtarësia  e Bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë e kanë pasur të drejtën e kandidimit.”- deklaroi Ali Ahmeti –kryetar i BDI-së.

 

 

Bekim Neziri nga dega e Çairit tha se në këto zgjedhje flitet për unifikimin e BDI-së dhe jo përçarjen e saj.

 

“Këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi para se të votoheshe ditën e sotme, BDI në të gjithë territorin e degës së Çairit, kanë mundur të regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë shprehur vullnet për t’u regjistruar në formë të shkruar dhe online. Kjo do të tregojë se, secili anëtar, secili qytetar i Çairit i është mundësuar që të registrohet dhe garojë në një proces demokratik për të cilin duhet ta marrin si shembull të gjitha subjektet politike në vend.”- tha Bekim Neziri-kandidat për kryetar dege në Çair.

 

 

Zgjedhjet brenda BDI-së u mbajtën sipas parimit demokratik “një anëtar, një votë”. Në këtë proces zgjedhor, siç njoftojnë nga BDI, është votuar për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Di Maria rikthehet te Benfica

Story i radhës

Çitaku: Boll ma, dita dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve – kryeministri nuk tha asgjë e presidentja po vazhdon të heshtë

Të fundit nga