Zgjedhja e presidentit/ “Proces fars”, Xhixho: Do jetë në rolin e një noteri

April 19, 2022
min lexim

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka komentuar ditën e sotme zgjedhjet për presidentin e ri. Xhixho e ka cilësuar proces fal ftesën e bërë nga mazhoranca për negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Deputetja tha se i gjithë procesi është fars, pasi në fund fare do të zgjidhet në krye të shtetit ai person që do dojë Edi Rama.

Sipas saj presidenti i ri do të jetë në rolin e një noteri, që do të vulosë gjithçka që do t’i çojë qeveria.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: LSI jashtë negociatave të zgjedhjes së presidentit?

Xhixho: Së pari duhet të kemi të sinqertë dhe të thyemi që nuk ka proces. Kemi një PS që ka 77 vota edhe i ka të gjitha votat për të zgjedhur presidentit. Me ndryshimet kushtetuese fatkeqësisht në vitin 2008-të presidenti në raundin e tretë dhe të katërt zgjidhet me shumicë të thjeshtë. E gjitha që ndodh, është një fasadë propagandë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që kanë qytetarët sot. Kjo është një shoë dhe tallje me qytetarët., Të gjithë jemi koshientë që kë do dojë Rama do zgjidhet në krye të shtetit. Me ndryshimet e bëra në vitin 2008-të presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë dhe Rama i ka votat. Të gjithë e dimë që presidenti i ri do të zgjidhet një noter i kësaj qeverie, i cili do të jetë ministër i ri i kësaj qeverie.

Xhokaxhi: Fatmir Mediu i cili do të jetë në krye të negociatave, ka bërë apel që opozita të jetë e unifkikuar në këto negociata, do t’i përgjigjet LSI që opozita të jetë e bashkuar në këto negociata?

Xhixho: Për mua këtu nuk ka negociata, e as proces, se këtu kërkohet të tërhiqet vëmendja nga problemet reale, nga rritja e çmimeve, rrënimi ekonomik, raporti i fundit i DASH që bëri një skaner se në çfarë gjendje ndodhet Shqipëria sot.

Xhokaxhi: Në momentin e Metës si President i Republikës çfarë negociatash pati, pse nuk u ankuat atëherë?

Xhixho: Unë nuk po ankohem. Mendoj se pati rrethana të tjera. Zgjedhja e zotit Meta në atë vit, ky mandat në krye të shtetit si i vetmi institucion i pa kapur, tregoi mjaft qartë si në mbrojtjen e Kushtetutës, shtetit të së drejtës, mendoj se i shërbeu shumë vendit, dhe një opozitarizmi që i bëri kësaj mazhorance, dhe dekreteve që ishin në shkelje të kushtetutës.

Xhokaxhi: Rama e përmendi disa herë se zgjedhja e Metës ishte e imponuar? Ku ishte imponimi?

Xhixho: Për këtë duhet të pyesni zotin Rama nuk di të them se ishte e imponuar. Meta e ka bërë të qartë se në atë krizë politike mori shumë përgjegjësi. Mendoj se zgjedhja e tij në krye të shtetit i bëri shumë mirë, por dhe gjithë performanca e tij besoj se i ka shërbyer vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si t’u jepni flokëve më shumë volum

Story i radhës

RMV/Kallëzim penal për 6 policë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë