Po shkruajnë, po politizojnë e polemizojnë por më shumë po komplotojnë e vjetra politike dhe e korrupsioni politik, intekektual e ai mediatik për datën 23 Korrik 2023, ditë kur do zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike.
Por unë do të them shkurt, thjesht e troc se përse i gjithë establishmenti politik i korrupsionit të këtij tranzicioni janë kundër këtij eventi historik të Partisë Demokratike, establishmet i cili shpik e shpif;establishment i cili akuzon e sajon intriga, mashtrime dhe lloj-lloj alibish me të vetmin qëllim, atë që që Basha të mos jetë kryetar i Partisë Demokratike.
Kjo sepse establishmenti politik pengmarrës i cili ka kapur sistemin e politikës,demokracisë, shtetit,krimit e korrupsionit nuk dëshiron që në krye të Partisë Demokratike moderne dhe evropiane, pra, “Trekëndëshi i Bermudës” nuk dëshiron që në krye të PD-së të vijë Lulzim Basha dhe demokracia, as Vetting-u dhe as proamerikanizmi.
Kjo është e vërteta dhe pikë. Dhe kjo është e gjitha.
Me 23 Korrik 2023 Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj.
Mirëpo që kur u shpall kjo datë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ky fakt tmerrroi jo vetëm elitën e vjetër politike të Partisë Demokratike,por ka alarmuar të gjithë establishmentin politik të këtyre 32 viteve tranzicioni në Shqipëri. Në krye të kësaj avangarde qëndrojnë foltoristët dhe ishgarda e vjetër politike e perfituesve të PD-së nga pushteti dhe nga politika e Partisë Demokratike, mbështetur nga aleatja e Foltores, që është LSI.
Pavarësisht se duket sikur nuk i interson ky zhvillim Partisë Socialiste, ajo në mënyre të kamufluar është mbështetëse e fuqishme e elitës së vjetër të PD-së me të cilën kanë bashkëqeverisur bashkë duke mashtruar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar sikur kanë qene rivalë të njëri-tjetrit. Partia Socialiste, ajo e pushtetit kurrësesi nuk do jetë dakord që të fuqizohet Partia Demokratike, dhe sidomos Edi Ramës dhe rilindasve të tij nuk i pëlqen dhe nuk është dakord që Lulzim Basha të zgjidhej në krye të Partisë Demokratike, sepse Lulzim Basha duke qenë partneri politik më i besueshëm në Shqipëri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama e shikon Bashën si kryeministër. Dhe këtë e verterton ky fakt i sotëm: DASH, Departamenti Amerikani Shtetit sjell si shembull Sali Berishën, të cilit i rikujton gjithashtu se në 21 Janar 2011 teksa ai qëndronte në zyrën e Kryeministrit, Garda e Republikës vrau 4 protestues.
“Dhuna politike është e rrallë, rasti më i fundit janë përpjekjet e udhëhequra nga një ish-lider shqiptar, i dizenjuar nga Qeveria Amerikane për korrupsion të konsiderueshëm publik, për të thyer selinë e partisë në janar 2022, çka kërkonte ndërhyrjen e policies.
Më 21 janar 2011, forcat e Gardës qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike”, shkruan DASH.
Prandaj fshehurazi Rama me mjaft finesë ai përdor ndikimin te mediat që ato ta paraqesin akoma si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën , sepse me Berishën e shpallur non grata nga SHBA e Britania e Madhe, dhe nëse Berisha do të mbetej kryetar i PD-së, Rama do dilte në pension si kryeministër.
Kjo me pak fjalë është shkurt dhe sakt ajo se cfarë dhe përse establidshmenti i vjetër dhe korrupsioni veprojnë kundër Bashës. Prandaj suksese Elitës së re Politike të PD-s që me 29 Korrik 2023 të zgjedhë kryetarin e saj ,gjë që shënon fuqizimin dhe ringritjen e PD-së për të marrë pushtetin dhe për të bërë ndryshimin.
Atyre që edhe në Kosovë nuk u pëlqen ndryshimi në Shqipëri, atyre që atje nuk u pëlqen politika proSHBA-ve,lufta kundër korrupsionit dhe krimit ,atyre që nuk u pëlqen Vetting-u ne Shqipëri, që nuk u pëlqen ndëshkimi i elitës së vjetër në Shqipëri ,ata ose nuk dinë dhe as nuk kane informacion për zhvillimet në Shqipëri. Por ndryshimi në Shqipëri nuk u pëlqen as atyre të cilët në Kosovë kanë nostalgji për politikën e vjetër të ndëshkuar demokratikisht në Kosovë, ata nuk e duan as ndryshimin dhe as ndëshkimin e politikës së vjetër në Shqipëri në tërësi, apo nuk duan ndëshkimin e politikës së vjetër asaj “preferenciale” të tyre, si dikush nuk don largimin e Edi Ramës e dikush tjetër nuk don largimin e Berishës e Metës.