Zgjedh favoritin e tij për titullin kampion në F1

April 22, 2025
1 minut lexim

Piloti australian Oscar Piastri është lideri i ri i Botërorit të Formula 1 këtë sezon.

Pas zhgënjimit në garën e parë sezonale, atë në pistën e shtëpisë, ai ka arritur tri fitore në katër garat e fundit, duke marrë edhe kreun e renditjes.

Madje Piastri ka dominuar së fundi përballjen e drejtpërdrejtë me Lando Norris. Ai tani ka 10 pikë epërsi ndaj shokut të tij të skuadrës dhe 12 pikë diferencë ndaj Max Verstappen me Red Bull.

Në garën e fundit në Arabi, Piastri ishte i akullt dhe i ftohtë në përballjen me Verstappen në kthesën e parë. Më pas ai tregoi pjekuri në menaxhimin e garës, duke demonstruar se nuk i mungon aspak guximi.

Max Verstappen e vlerëson si rival të fortë, duke deklaruar se Piastri ka gjithçka për të synuar titullin për pilotë: “Ai është në vitin e tretë në F1, është shumë solid dhe konsistent. Ka një qasje shumë të qetë dhe është një karakteristikë që më pëlqen”.

“Këtë gjë e tregon në pistë dhe bën shumë pak gabime.

Këto janë cilësitë që duhen kur dëshiron të luftosh për një kampionat. Unë gjithashtu mendoj se edhe Mark Weber përkrah tij po e ndihmon shumë atë”, tha Verstappen.

“Njerëzit mësojnë nga karriera e tyre dhe Webber me Piastri po bën atë që babai im bëri me mua përmes këshillave të vlefshme. Oscar thjesht po e përdor talentin e tij dhe kjo është një gjë e mrekullueshme”, tha Verstappen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Story i radhës

Zuckerberg në gjyq për konkurrencë të padrejtë: TikTok ndikoi drejtpërdrejt në Meta

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë