Zgjatja e afetave të vettingut, Xhixho: Balluku në konflikt interesi, ka shkelur kodin e sjelljes së deputetes

January 23, 2022
min lexim

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, është shprehur se ka votuar kundër zgjatjes së afatit të vettingut.

Në një intervistë me gazetaren Siklajda Shorja, ajo u shpreh se ka votuar kundër, pasi një ndryshim i tillë në Kushtetutë së pari duhet të kalojë në referendum.

Erisa Xhixho: Vota ime ka qenë kundra  zgjatjes së  afatit të vettingut.  Në premisën e mazhorancës për zgjatjen e organeve të vettingut, flasim për ndryshimin e Kushtetutës, dhe pa dyshim që në momentin që flasim për ndryshimin e Kushtetutës nuk mund ta sjellim si ndryshim normal, ndërkohë që  flasim për një praktikë të kësaj klase politike që nuk kalon në referendum popullor. Në vitin 1998 ndryshimi i Kushtetutës së atëhershme kaloi në referendum.

Ajo shton se ishte kundër ndryshimeve kushtetuese që vijnë radhazi pa një konsultim publik.

Erisa Xhixho: Ne i detyrohemi qytetarëve shqiptarë një ndryshim të thellë kushtetues , ne duhet të shohim të gjithë panoramën e Kushtetutës, jo vetëm mënyrën se si është ndryshuar ajo në mënyrë parmanente. Isha kundër ndryshimeve kushtetuese që vijnë radhazi pa një konsultim publik. Shqipëria ka nevojë që kjo Kushtetutë të vlerësohet të ridimensionohet, dhe këtu rol kryesor duhet të kenë ekspertët.

Ndër të tjera ajo ka hedhur akuza ndaj ministres Belinda Balluku, duke thënë se kjo e fundit ka pasur konflikt interesin në kërkesën për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të vettingut.

Ajo thotë që në këtë moment është shkelur kodi i sjelljes së deputetit.  

Erisa Xhixho: Kemi deputetë që kanë një konflikt interesi në kërkesën e tyre për zgjatjen e mandatit të disa prej anëtarëve të vettingut. Konkretisht  bëhet fjalë për ministren Balluku, e cila është një nga nënshkrueset e kësaj iniciative me kryetaren e KPK, e cila është një person i afërt me të. Që në këtë moment është shkelur rregullorja e Kuvendit, është shkelur kodi i sjelljes së deputetit. Ne duhet të  marrim përgjegjësinë edhe si deputetë për të parë një vlerësim sepse kemi një shkelje të afatit kushtetues sepse në qershor të vitit 2022 duhet të kishte mbaruar vettingu. 

Ne duhet të reflektojmë për t’u rikthyer besimin qytetarëve te kjo reformë. Kjo reformë  nuk është e prekshme për qytetarët. Ata nuk marrin drejtësinë që duan. Për këtë arsye vota ime kundër apo argumentet që unë kam paraqitur në Komision besoj se kanë qenë të drejta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kupa e Afrikës: Burkina Faso eliminon Gabonin

Story i radhës

Përplasen makinat në Vlorë, një i lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë