Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës e quan luftën për rajonin e Luhanskut shumë të vështirë dhe dinamike

1 minut lexim

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha të hënën se “lufta është shumë e vështirë” në rajonin lindor të Luhanskut, duke e bërë çdo parashikim “jashtëzakonisht të vështirë” duke pasur parasysh natyrën “dinamike” të luftimeve.

Ajo shtoi se informacioni po ndryshon me shpejtësi “çdo gjysmë ore situata ndryshon“. Ajo tha se nëse forcat ukrainase ose ruse nuk janë në kontroll të plotë të kufirit të një qyteti ose fshati, “është e pamundur të thuhet se cila është situata“.

Në betejën për Severodonetsk, Mailar tha se nuk do të bënte asnjë parashikim në lidhje me rezultatin e betejës për qytetin strategjik kyç në rajonin e Luhansk, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Maliar shtoi se forcat ruse në rajon kanë një avantazh në numrin e personelit dhe armëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse fle me të, ai nuk do të të dojë më! Si ta bëni atë të dashurohet me ju?

Story i radhës

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

Të fundit nga