Zëvendësministri kërkon shpjegime nga Pacolli për privatizimin e Hotelit Grand, ngre akuza për skandale të mundshme

January 5, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka ngritur akuza të forta ndaj procesit të privatizimit të Hotelit Grand në Prishtinë, duke e quajtur atë një skenar korruptiv që mund të shndërrohet “në një film cilësor”.

Sallahu, përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkoi shpjegime nga biznesmeni dhe deputeti Behgjet Pacolli, i cili është i përfshirë në këtë proces, për disa aspekte të çështjes që lidhen me privatizimin dhe dyshimet për korrupsion.

Sallahu ngriti disa pyetje për të cilat ai pretendon se janë ende pa përgjigje, duke filluar nga një propozim i bërë nga Ahmet Shala, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), drejtuar Pacollit dhe dy personave te tjerë. Ai kërkoi të dijë në cilin shtet ishte diskutuar ky propozim dhe si ishte arritur dakordësia për të.

Ndër pyetjet e tjera, Sallahu kërkoi të dijë se si ishin ndarë aksionet ndërmjet Zelqif Berishës, Pacollit dhe Ejupit, për çfarë shume ishte blerë Hoteli Grand, dhe përmbajtjen e letrave të datës 16 prill dhe 11 tetor të dërguara nga Selim Pacolli drejtuar AKP-së.

Lexo po ashtuÇështja e Hotel Grandit, Pacolli e quan “vetëngushëllim” deklaraten e ministres Haxhiu

Sallahu gjithashtu ngriti pyetje mbi kërkesat për ryshfet që, sipas tij, janë bërë për regjistrimin e pronësisë mbi hotelin dhe rolin e disa personave në këtë proces, si Astrit Haraqia dhe Ukë Rugova.

Në postimin e tij, Sallahu theksoi se “për shkak të këtyre veprimeve të faktuara të personave pjesëmarrës në këtë proces, Republika e Kosovës e ka humbur rastin në Arbitrazh”.

“Kësisoj, 6 milionë euro të taksapaguesve të qytetarëve shkojnë ne xhepin e një njeriu me mentalitet feudal!”, ka shkruar Sallahu.

Ai në fund të postimit të tij pati një kërkesë për Pacollin, duke i thënë se duhet të përgjigjet për këto pyetje dhe se prokuroria duhet të hetojë çështjen pas hapjes së rastit.

“Z. Pacolli, jep përgjigje për këto, të tjerat pyetje duhet t’i shtrojë prokuroria pas hapjes së rastit,” shkroi Sallahu. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: Së shpejti nis ndërtimi i dy shkollave në Çair 

Story i radhës

VLEN i jep zë Kulturës: Artistët tani me dinjitet dhe mbështetje!

Të fundit nga

Në Manastir lindin trenjakë

17 Manastir, 6 janar – Me shumë guxim dhe dashuri, nëna solli në jetë tre engjëj të vegjël, në një ditë që simbolizon dashurinë, familjen dhe bashkimin. Ajo është me shëndet të

Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni. “Ia
ShkoLartë