Zëvendësministri i Shëndetësisë ka vizituar të lënduarit në Nish

March 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 mars – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, kanë vizituar Qendrën klinike universitare në Nish, ku kanë vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, të akomoduar në këtë institucion.

Siç kumton MSH, ata janë takuar me drejtorin e Qendrës Klinike, prof. dr. Perishiq dhe ekipin mjekësor, pas çka janë informuar për gjendjen e tre pacientëve të shtruar në këtë institucion.

Sipas informacioneve të marra nga personeli mjekësor, dy pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa një pacient në gjendje më të rëndë, por të njëjtit mbeten nën mbikëqyrje të kujdesshme mjekësore dhe terapi adekuate.

“Ministria e Shëndetësisë shprehu faleminderim të thellë deri tek personeli mjekësor i Qendrës klinike universitare në Nish për përkushtimin dhe mbështetjen në këto momente të vështira”, thuhet në publikimin në Fejsbuk të Ministrisë së Shëndetësisë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Arrestohet zyrtari nga “komuna e BDI-së”, u kap duke marrë ryshfet

Story i radhës

Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, pranga 29-vjeçarit në Durrës

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë