zevendeskryeministri nikollovski ne takim me stiven dauti minister i obiguar per evrope dhe amerike te veriut ne qeverine e mbreterise se bashkuar 680a4c7508dbf

Zëvendëskryeministri Nikollovski në takim me Stiven Dauti, ministër i obiguar për Evropë dhe Amerikë të Veriut në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar

April 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 prill – Partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u konfirmua me bashkëpunimin ekonomik dhe politik, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski në takimin me Stiven Dautit, ministër i obiguar për Evropë dhe Amerikë të Veriut në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga Ministria e Transportit sot kumtuan se ai e ka potencuar bashkëpunimin ekonomik dhe investimet si segment kyç në përforcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

large

“Marrëdhëniet bilaterale vazhdojnë në nivelin më të lartë, me theks të posaçëm në nxitjen e bashkëpunimit tregtar, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës. Mundësinë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike, zëvendëskryeministri Nikolloski e ceku në investime të reja dhe realizimin e projekteve kapitale”, thuhet në kumtesë.

Duke folur për planin zhvillimor ekonomik të vendit, Nikolloski theksoi se projektet investuese parashikojnë rritje dhe zhvillim ekonomik për Maqedoninë e Veriut dhe për tërë rajonin, duke theksuar veçanërisht zhvillimin dhe modernizimin e korridoreve të transportit, si parakusht për rritjen e ekonomive kombëtare.

Në takim u shkëmbyen edhe përvoja dhe praktika në aplikimin e teknologjive të reja, aplikimin e sistemeve të reja në sektorin hekurudhor dhe të udhëtarëve.

large

“Zëvendëskryeministri Nikolloski po ashtu e theksoi partneritetin strategjik në kuadër të Aleancës së NATO-s, duke theksuar se Maqedonia si anëtare fuqiplotë tregon nivel të lartë të sigurisë, që është segment kyç në tërheqjen e investimeve të reja”, njoftoi Ministria e Transportit.

Takimi i sotëm është në kuadër të vizitës zyrtare të nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar të delegacionit të kryesuar nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

perinski 63 komuna kane aplikuar per financimin e projekteve infrastrukturore 680a4c72151f2
Story i mëparshëm

Perinski: 63 komuna kanë aplikuar për financimin e projekteve infrastrukturore

gjkko konfiskon apartamentin e ish kryetarit te gjykates kushtetuese bashkim dedja 680a51deaaee7
Story i radhës

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Të fundit nga

ShkoLartë