zevendeskryeministri i pare dhe minister per ceshtje evropiane bekim sali mori pjese ne takimin e trete te mekanizmit nacional konsultativ per agjenden e reformave 6a059ee18aa31

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Takimin e Tretë të Mekanizmit Nacional Konsultativ për Agjendën e Reformave

May 14, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të Takimit të Tretë të Mekanizmit Nacional Konsultativ për Agjendën e Reformave 2024–2027, të organizuar nga European Policy Institute – Skopje (EPI) dhe Ministria për Çështje Evropiane, u diskutua progresi i deritanishëm në zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe efektet konkrete që këto reforma po sjellin për qytetarët dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut.
Takimi u realizua në kuadër të projektit rajonal “Monitoring Reforms and Growth in the Western Balkans”, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave civile, komunitetit akademik, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme.
Bekim Sali theksoi rëndësinë e Agjendës së Reformave si instrument kyç për transformimin institucional dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë në rajon që finalizoi Agjendën e Reformave dhe nënshkroi marrëveshjet në kuadër të Reform and Growth Facility, duke përmbushur kushtet për disbursimin e parafinancimit.
U theksua se deri më tani fokusi ka qenë kryesisht në realizimin e hapave dhe obligimeve të përcaktuara, ndërsa tani është koha të flitet edhe për efektet konkrete dhe përfitimet që këto reforma sjellin për qytetarët dhe institucionet.
Në kuadër të agjendës së ngjarjes u zhvilluan diskutime tematike për tranzicionin energjetik dhe transformimin digjital, zhvillimin e sektorit privat dhe mjedisit afarist, kapitalin njerëzor, si dhe sundimin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë.
Gjithashtu, gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga monitorimi pilot i Agjendës së Reformave dhe u diskutua progresi në zbatimin e reformave në periudhën aktuale.
U riafirmua përkushtimi për vazhdimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, me theks se rruga evropiane kërkon rezultate, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bujar osmani me nje votim me 19 tetor mund te ndryshohet kursi i historise 68f1f0d763f93
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani kërkon mobilizimin e 2.000 aktivistëve për protestën e 18 majit?

lsdm pse mickoski dhe fillkov nuk i dergojne dokumentet per ekstradimin e gruevskit 6a05a037c5d78
Lajmi i radhës

LSDM: Pse Mickoski dhe Fillkov nuk i dërgojnë dokumentet për ekstradimin e Gruevskit

Të fundit nga

ShkoLartë