zevendeskryeministri i pare bekim sali uron besimtaret ortodokse per krishtlindje 695e3838e4869

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

January 7, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke përcjellë mesazhe për paqe, shëndet dhe mirëqenie, si dhe duke theksuar rëndësinë e harmonisë shoqërore dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve.

Në urimin e tij, Sali vlerëson Krishtlindjet si një moment reflektimi dhe frymëzimi që forcon respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin shoqëror, duke nënvizuar se këto vlera janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin e shoqërisë dhe institucioneve.

Ai shprehu bindjen se kjo festë e shenjtë do të sjellë shpresë dhe begati në familjet e qytetarëve, duke kontribuar njëkohësisht në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Urimi i plotë i zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali:

Me rastin e festës së Krishtlindjeve të besimit ortodoks, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe mirëqenie.

Qoftë kjo festë e shenjtë një moment reflektimi dhe frymëzimi, që forcon harmoninë shoqërore, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet qytetarëve.

Le të sjellë kjo festë shpresë, solidaritet dhe begati në familjet tuaja, si dhe stabilitet e përparim në jetën institucionale e shoqërore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

velkovski cmimet e banesave nuk do te rriten por as nuk do te ulen 695e379ea5ef2
Lajmi i mëparshëm

Velkovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten, por as nuk do të ulen

rritet interesi per akomodim ne shtepite e te moshuarve nevojiten hapesira dhe staf shtese 695e391ac6d90
Lajmi i radhës

Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve, nevojiten hapësira dhe staf shtesë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë