zevendeskryeministri i pare bekim sali 25 vjet pas marreveshjes se ohrit e ardhmja jone eshte e perbashket 6a7e40230b9b3

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e ardhmja jonë është e përbashkët

August 14, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, të organizuar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

 

Sali theksoi se, 25 vjet pas nënshkrimit, Marrëveshja e Ohrit dëshmohet si shumë më tepër se një dokument politik, duke e cilësuar atë si një marrëveshje për bashkëjetesë, barazi dhe besim, e cila i dha vendit një drejtim të ri.

 

Ai theksoi se përvjetori duhet të shërbejë jo vetëm për të kujtuar të arriturat e deritanishme, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësinë për të ardhmen dhe ndërtimin e një Maqedonie të Veriut më të drejtë, më të zhvilluar dhe evropiane.

 

Sipas Saliut, qëllimi duhet të jetë një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i barabartë dhe i respektuar, ndërsa 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, e ardhmja e vendit mbetet e përbashkët dhe përgjegjësia për ta ndërtuar atë është e të gjithëve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rachel zoe shfaqet teper e dobet ne eventin ne hamptons trupi i saj serish nxit shqetesime 6a7e3d7d284db
Lajmi i mëparshëm

Rachel Zoe shfaqet tepër e dobët në eventin në Hamptons, trupi i saj sërish nxit shqetësime

Të fundit nga

ShkoLartë