zevendeskryeministri arben fetai ne bruksel ne samitin be ballkani perendimor 6752f038cbf00

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në Bruksel në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

December 6, 2024
1 minut lexim

Shkup, 6 dhjetor – Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mori pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, organizuar në Bruksel nga “Friends of Europe”. Fetai diskutoi për sfidat dhe perspektivat e rajonit, në një panel të moderuar nga Jamie Shea, ish-zëvendës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Fetai theksoi angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione, duke veçuar reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Fetai theksoi prioritetet e Qeverisë në kuadër të Agjendës Reformuese, duke veçuar forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe shtetin e së drejtës, si themele për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit Fetai në Samitin BE-Ballkani Perëndimor pasqyron përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal drejtë këtij synimi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

prokurore publike kerkojne vazhdimin e paraburgimit per kater te akuzuarit per incidentet e djegies se flamujve 6752efbd763c2
Story i mëparshëm

Prokurorë publikë kërkojnë vazhdimin e paraburgimit për katër të akuzuarit për incidentet e djegies së flamujve

mehmetaj do te apeloje denimin per krime lufte nga gjykata serbe 6752febdc3ab9
Story i radhës

Mehmetaj do të apelojë dënimin për krime lufte nga gjykata serbe

Të fundit nga

ShkoLartë