Një zëvendësim i baterisë të iPhone 14 do të kushtojë 30 dollarë më shumë sesa i modelit të kaluar.
Në uebsajtin e Apple thuhet se zëvendësimi i baterisë së çdo modeli iPhone 14 kushton 99 dollarë, një rritje e ndjeshme nga 69 dollarë që ka qenë për gjeneratat e kaluara.
Apple ende nuk ka bërë të ditur kapacitetin e baterisë së iPhone 14, Plus, Pro dhe Pro Max, por thotë se kanë jetëgjatësinë më të lartë të baterisë vendosur ndonjëherë në një iPhone.
Nëse jeni një blerës i ri një iPhone 14, mbase nuk është koha e duhur për të menduar për zëvendësimin e baterisë. Apple do të zëvendësojë baterisë pa pagesë vetëm nën programin AppleCare dhe ka më pak se 80% të kapacitetit të saj.
iPhone thuhet se mbajnë deri në 80% të kapaciteti edhe pas 500 cikleve të karikimit. Zëvendësimi prej 99 dollarësh i baterisë aplikohet vetëm nëse keni nevojë për riparimin e saj jashtë garancisë 1 vjeçare që vinë produktet e Apple. /PCWorld Albanian