Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar sot ashpër përmes një statusi në facebook, ku ka lëshuar kritika të rënda ndaj Arben Taravariti cili sipas tij po tenton të arsyetojë veprime të caktuara në prag të zgjedhjeve lokale.
Pa përmendur emra, Ibrahimi përdor një gjuhë ironike dhe thumbuese, duke lënë të kuptohet se disa vendime politike nuk janë marrë për shkak të parimeve apo strategjisë elektorale, por si rezultat i ndikimit të BDI-së dhe vetë Ali Ahmetit.
Në postimin e tij, Ibrahimi liston një sërë deklaratash të mundshme që, sipas tij, mund të përdoren për të justifikuar një qëndrim të ri politik, përfshirë pretendime për bashkëpunim të hapur me VLEN-in apo për veprime që bëhen “në emër të popullit”. Por në fund, ai thotë qartë: “Ama, në krejt këto fjali vetëm një lexim është i saktë – ‘e bëra këtë jo se nuk e desha VLEN-in, porse këtë ma kërkoi Ali Ahmeti dhe BDI-ja’.”
Ky reagim vjen në një moment kritik për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku partitë janë duke kalkuluar opsionet e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa tensionet dhe prishjet e aleancave nuk janë të panjohura.