Zeqiri shënon, Xhaka asiston, cilat janë notat për ta nga mediumi zviceran?

1 minut lexim

Futbollistët shqiptarë, Andi Zeqiri dhe Taulant Xhaka, me Baselin shënuan fitore të thellë me rezultat 5:1 ndaj Grashoppers-it, në takimin e javës së pestë të Kampionatit të Zvicrës. 

Zeqiri shënoi për epërsinë 2:0, ndërsa Xhaka asistoi për rezultatin përfundimtar (5:1). 

Zeqiri dhe Xhaka janë ndër më të mirët nga mediumi zviceran  “Blick”, të cilët i ka vlerësuar me notë 5, ndërsa nota maksimale është 6-t

Për Baselin shënuan Ndoye (3′), Zeqiri (17′), Augustin (59′ e 68′), Burger (73′) dhe për Grasshoppers-in Morandi (31’ – nga penalltia).

Zeqiri u zëvendësua në minutën e 58-t, ndërsa Xhaka në atë të 77-tën.

Abrashi luajti standard për Grasshoppers-in dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e  52-t, ndërsa u zëvendësua në atë të 64-tën.

Baseli është i shtati me 9 pikë e Grasshopers i 5-ti me 12 dhe Young kryeson me 17 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth një orë

Story i radhës

Vazhdojnë pritjet në kufi, në Tabanoc rreth një orë

Të fundit nga