Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21 tha se shumica e të rinjve ende zgjedhin shkencat sociale për studime.
“Përsëri udhëheqin shkencat sociale, psikologjia është atraktive. E hetojnë interesin për vendet e punës, dhe shkencat sociale…Është atraktive Ekonomia, IT-ja mos flasim, edhe shkencat juridike, është atraktive edhe teknologjia, tekniku, por edhe pse ne sigurojmë bursa për teknik, numri është më i vogël në shkenca teknike”, tha Zeqiri.
Akademiku Zeqiri tha se të rinjtë zgjedhin mënyrën më të lehtë për të ardhur deri te diploma.
“Arsyeja është te niveli i shkollave të mesme, shumë të rinj e zgjedhin mënyrën më të lehtë për të ardhur deri te diploma, shkencat teknike i shohin me një sy tjetër. Ndoshta reforma duhet të futen edhe në shkollën e mesme. Dmth në shkollat e mesme të nxiten, të motivohen”, pohoi Zeqiri.
Burimi: tv21