Reims i pafat, në minutën e fundit pësuan gol dhe lëshuan fitoren nga duart.
Montpellier si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Reims-in.
Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është paraqitur titullar për Reims-in, duke treguar lojë të mirë.
Zeneli është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Dy gola në minutat e fundit.
Munetsi realizoi për 0:1 në minutën e 87-të.
Futbollisti Delaye në minutën e 90+1 shënoi dhe ia mohoi fitoren Reims-it.
Pas javës së 15-të në kampionatin francez, Reims është në vend të 11-të me 17 pikë. dhe ka 3 më shumë se Montpellier tre pozita më poshtë.