Zemërimi në Kiev për deklaratat e kryeministrit hungarez: Vuan nga miopia politike

December 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Hungarisë, Orban mori sot kritika të ashpra nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, nënvizohet se deklaratat e fundit të Orbanit “demostrojnë një mungesë patologjike respekti për Ukrainën dhe popullin ukrainas që po lufton kundër pushtuesve rusë”. Kievi akuzon kryeministrin e Hungarisë për “miopi politike”.

Kjo është përgjigja e qeverisë ukrainase ndaj komenteve që Orban bëri në një intervistë për Krishtlindjet në gazetën Magyar Nemzet, në të cilën ai pak a shumë pretendonte se lufta mund të përfundonte nëse SHBA ndalonte ndihmën ushtarake për Ukrainën.

“Ukraina mund të vazhdojë të luftojë vetëm për sa kohë që SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin atë me armë dhe para. Nëse amerikanët duan paqe, atëherë do të ketë paqe”, tha Orban në intervistën e publikuar të shtunën.

“Udhëheqësi hungarez duhet të pyesë veten nëse ai dëshiron paqe” u përgjigj Ministria e Jashtme e Ukrainës, duke theksuar se Orban në thelb i referohej një disfate të Ukrainës, edhe pse një veprim i tillë do të rriste gjithashtu rrezikun e një pushtimi të mundshëm rus të Hungarisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje janë të tensionuara. Kryeministri i Hungarisë është përpjekur vazhdimisht të bllokojë mbështetjen e BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Twitteri ka ndihmuar Pentagonin në fushata sekrete të propagandës online

Story i radhës

Pse marrëdhëniet intime dhe intimiteti janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme?

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë