Zemaj: Dyshimet për korrupsion në qeverinë Kurti janë të mëdha

August 4, 2023
1 minut lexim

Në emisionin informativ “Info10”, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj duke komentuar audio-incizimet në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari deklaroi se kjo qeveri ka nënshkruar aq shumë tenderë njëburimor saqë dyshimet për korrupsion janë shumë të mëdha.

Zemaj tutje tha që kjo qeveri ka dhënë shumë subvencione e grante të dyshimta për OJQ që këta vet i kanë kriju.

 Ai përmendi edhe raportin e auditorit gjeneral i cili sipas tij ka dërguar 72 lëndë në prokurori që kanë elemente korruptive.

“Prokuroria ka hapësirë dhe duhet të sqarojë këtë aferë dhe nuk duhet të atakohen ata që po i publikojnë audio-incizimet”, tha Zemaj.

Zemaj në fund tha se këto afera që kanë dalë në sipërfaqe duhet të marrin verdiktin gjyqësor dhe nuk përjashtoi mundësinë që të krijohen edhe komisione hetimore për këto afera. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

6 arsyet pse një femër pëlqen të jetojë vetëm

Story i radhës

200 milionë euro, çeku i Perez për të mbyllur ardhjen e Mbappes

Të fundit nga

Jude Bellingham:befason

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham do të ballafaqohet kundër shokut të tij te Kombëtarja Angleze. Bellingham, u pyet edhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku te Real Madridi. “A do

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë