Zelenskyy: Situata në Bakhmut dhe Vuhledar është jashtëzakonisht e rëndë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se luftimet më të rënda me ushtrinë ruse vazhdojnë në qytetet Bakhmut dhe Vuhledar në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zelenskyy iu drejtua popullit me një video-mesazh ditor të publikuar ku ai ndau informacione lidhur me zhvillimet për luftën që vazhdon në Ukrainë.

Luftimet më të ashpra midis ushtrisë ukrainase dhe ruse vazhdojnë në rajonin e Donetskut, tha Zelenskyy i cili shtoi se “Situata në front vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë në afërsi të Bakhmut-it dhe Vuhledar-it në rajonin e Donetskut”.

Duke akuzuar ushtrinë ruse për “eliminimin” e infrastrukturës civile në Ukrainë, Zelenskyy tha se “Pushtuesit jo vetëm që sulmojnë pozicionet tona, por shkatërrojnë qëllimisht qytezat dhe fshatrat tanë përreth”.

Thirrje kreut të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Në fjalën e tij, Zelenskyy ftoi kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach që të zbatojnë kufizime kundër Rusisë në fushën e sportit.

Ai tha se nuk është marrë ende një vendim që të ndalojë pjesëmarrjen e sportistëve rusë në Lojërat Olimpike.

“Është e pamundur të mos zhgënjehesh nga deklaratat e Thomas Bach, kreut aktual të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Me atë kam biseduar disa herë. Nuk kam dëgjuar kurrë prej tij se si do ta mbrojë sportin nga propaganda e luftës nëse i kthen atletët rusë në garat ndërkombëtare”.

Zelenskyy mbrojti idenë se Bach nuk duhet të qëndrojë i paanshëm në periudhë lufte. “Me këtë rast e ftoj Bach në Bakhmut. Që të mund të shohë me sytë e tij se nuk ka paanshmëri”.





Story i mëparshëm

Mickovski selam Ali Ahmetit me kallash (Foto)

Story i radhës

Deputetja e PD: Çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI të paguar nga rusët?! Duhet transparencë!

Të fundit nga