Zelenskyy: Shkoj në SHBA për të forcuar stabilitetin dhe kapacitetin mbrojtës të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se ka shkuar në SHBA për të zhvilluar takime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Zelenskyy tha: “Shkoj në SHBA për të forcuar stabilitetin dhe kapacitetin mbrojtës të Ukrainës. Do të diskutojmë kryesisht me presidentin Joe Biden bashkëpunimin mes Ukrainës dhe SHBA-së. Do të flas në Kongres dhe do të zhvilloj një sërë takimesh dypalëshe”.

Zelenskyy zhvillon për herë të parë vizitë jashtë vendit që nga 24 shkurti kur Rusia filloi luftën në Ukrainë.





Story i mëparshëm

Deputeti gjerman flet për situatën në veri të vendit/ Ky është paralajmërimi për Serbinë!

Story i radhës

Digjet një autobus në Kumanovë

Të fundit nga