Presidenti i Ukrainës ka thënë se është “i bindur” se vendi do të jetë në gjendje të rindërtohet shpejt pasi ka parë dëme të konsiderueshme gjatë pushtimit rus deri më tani.
“Do të jetë një rindërtim historik,” tha Volodymyr Zelenskyy.
“Një projekt që do të frymëzojë botën ashtu si lufta jonë për liri.”
“Përfundon dita e 47-të e luftës ruso-ukrainase. Ky pushtim i turpshëm, i cili gradualisht e kapërcen Rusinë nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke e bërë atë gjithnjë e më shumë toksike çdo ditë.
Tani është vetëm çështje kohe, kur me të njëjtat veprime, me të njëjtat krime lufte, ushtria ruse do t’i detyrojë të gjithë në botë të heqin dorë nga çdo lidhje me shtetin rus”, deklaroi Zelenskyy në një paraqitje në Facebook.