Zelenskyy në Kongresin amerikan: Paratë tuaja nuk janë bamirësi, por investim në sigurinë globale

December 22, 2022
min lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, mbajti fjalim para Kongresit amerikan, duke shprehur falënderime për ofrimin e ndihmës financiare për vendin e tij, ndërsa vuri në dukje se paratë e dhëna “nuk janë bamirësi”, por “një investim”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme”, tha Zelenskyy në seancën e përbashkët të dy dhomave të Kongresit amerikan.

“Faleminderit për pakot financiare që na keni dhënë tashmë dhe për ato për të cilat mund të jeni të gatshëm të vendosni”, tha ai.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë, gjatë së cilës ai njoftoi një pako ndihme ushtarake prej 1,85 miliard dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot.

“Ukraina nuk ra”, theksoi Zelenskyy gjatë fjalimit të tij në Kongres. “Ukraina është e gjallë dhe po godet.”

Ai tha se beteja e tyre nuk është vetëm për “territor”, “liri” dhe “siguri” për ukrainasit, por për “çdo komb tjetër”.

“Bota është shumë e ndërlidhur dhe e ndërvarur për të lejuar dikë të qëndrojë mënjanë dhe në të njëjtën kohë të ndihet i sigurt kur një betejë e tillë vazhdon”, tha Zelenskyy.

Duke kujtuar vizitën e tij të papritur në qytetin Bakhmut në rajonin lindor Donetsk, ai tha se ushtria ruse dhe mercenarët kanë sulmuar këtë qytet që nga maji.

“Ata e kanë sulmuar atë ditë e natë, por Bakhmut qëndron”, tha ai.

Zelenskyy tha se Rusia ka një “përparësi të konsiderueshme” në artileri dhe municione, “por forcat tona mbrojtëse qëndrojnë”.

Duke theksuar edhe një herë se vendi i tij nuk do të dorëzohet, ai u tha ligjvënësve amerikanë se mbështetja e tyre është “e rëndësishme jo vetëm për të qëndruar në një luftë të tillë, por për të arritur në pikën e kthesës për të fituar në fushën e betejës”.

“Ne kemi artileri. Po, faleminderit, kemi. A është e mjaftueshme? Sinqerisht, jo me të vërtetë”, tha ai.

Zelenskyy shtoi se më shumë topa dhe predha nevojiten për ta bërë ushtrinë ruse të tërhiqet plotësisht.

“Ukraina nuk u kërkoi kurrë ushtarëve amerikanë të luftojnë në tokën tonë në vend se të luftojmë ne. Ju siguroj se ushtarët ukrainas mund të operojnë në mënyrë perfekte vetë tanket dhe avionët amerikanë”, tha ai.

Ai përmendi gjithashtu dronët iranianë të dërguar në Rusi, të cilët “u bënë kërcënim për infrastrukturën tonë kritike”.

Zelenskyy u largua dje nga Ukraina për herë të parë që nga fillimi i luftës me Rusinë 10 muaj më parë, për t’u konsultuar me presidentin amerikan Joe Biden dhe ligjvënësit amerikanë në Washington.

Pas fjalimit të tij në Kongres, Zelenskyy u dhuroi ligjvënësve amerikanë një flamur ukrainas.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye: Ndalimi nga talebanët për arsimin e a lartë për vajzat e reja nuk është “humanist”

Story i radhës

Trupi i pajetë i një 16-vjeçari gjendet te Banjat e Tetovës

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë