Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se 13 mjete ajrore pa pilot (dronë) të lëshuara nga forcat ruse ndaj Ukrainës u shkatërruan në ajër, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Terroristët sot në mëngjes lëshuan 13 Shahed (dronë të prodhimit iranian). Të gjithë 13 dronët u goditën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, deklaroi Zelenskyy përmes një mesazhi me video nga llogaria e tij në Telegram. Ai tha se ushtria ruse kreu sulm me 13 dronë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit.