​Zelensky zotohet të rimarrë Krimenë

min lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij se Kievi do të rimarrë gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

“Flamuri ukrainas do të jetë sërish mbi Jaltë dhe Sudak, mbi Dzhankoy dhe Yevpatoriya”, tha Zelensky në një video-mesazh. “Sigurisht, ne do të çlirojmë edhe Krimenë tone”, shtoi ai.

Ushtria ruse pushtoi gadishullin e Detit të Zi në vitin 2014, kur Ukraina u dobësua pas një ndryshimi të pushtetit dhe nuk mund të ofronte rezistencë. Gjithashtu, u mbajt një referendum i cili nuk njihet ndërkombëtarisht dhe Krimea iu aneksua Rusisë.

Zelensky ka mbrojtur gjithmonë idenë e kthimit të gadishullit, por rrallëherë e ka deklaruar këtë me kaq forcë si një qëllim të kohës së luftës.

Presidenti Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të mbajnë kontakte me zonat e vendit të pushtuara nga Rusia, si Donetsku apo rajoni i Kharkivit. Zelensky tha se ato zona do të çlirohen përsëri.

“Thuaju atyre se ushtria ukrainase do të vijë, me siguri. Në lindje në Donbasit, ushtria është nën presion. Vendi ka nevojë urgjente për artileri moderne nga partnerët e saj të huaj”, tha Zelensky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Neymar publikon fotografi me të dashurën

Story i radhës

Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, reagon reperi i njohur: U prehsh në paqe vëlla

Të fundit nga