“Unë e di dhe ju e dini shumë mirë se çfarë do të thonë përfaqësuesit e Rusisë në përgjigje të akuzave për këto krime”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Këtë e kanë thënë shumë herë, më e rëndësishmja ishte pas rrëzimit të avionit malajzian mbi Donbas nga forcat ruse me armë ruse ose gjatë luftës në Siri.”
“Do të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e veta. Ata do të thonë se ka versione të ndryshme, se është e pamundur të përcaktohet se cili nga ato versione është i vërtetë.
Madje do të thonë se trupat e të vrarëve gjoja janë hedhur dhe të gjitha videot janë të inskenuara.
Por është viti 2022. Tani kemi prova përfundimtare”, ka thënë Zelensky.