Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën – ja çfarë u diskutua

January 13, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur sot bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se kanë diskutuar për luftën, si edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Gjatë bisedës është folur edhe për hapjen e mbasadës shqiptare në Kiev, lajmi i cili është bërë publik nga Rama një ditë më parë.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kartoni i kuq i kushton shumë Felixit

Story i radhës

“Kosova do të përfaqësohet në Davos me fusnotë”, mashtrim i radhës nga mediat serbe?

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë