Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’

min lexim

Volodymyr Zelensky ka vizituar sot trupat në rajonin e vijës së frontit lindor të Donetskut me lidershipin e tij të lartë ushtarak.

Në një deklaratë në Telegram, Zelensky tha se ai mbajti një takim të detajuar mbi sigurinë me udhëheqësit ushtarakë dhe adresoi shumë çështje.

Do të ketë një bisedë të veçantë në Kiev, veçanërisht me zyrtarët që duhet të jenë këtu dhe në zona të tjera pranë vijës së frontit – në komunitete të vështira ku njerëzit kanë nevojë për zgjidhje të menjëhershme. Zgjidhje që thjesht nuk mund të shihen nga Kievi”, citohet të ketë thënë ai.

Zelensky tha se ishte “i habitur” kur mësoi se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë në rajon “për gjashtë muaj ose më shumë”.

“Do të ketë një bisedë serioze dhe do të nxjerr përfundimet e duhura lidhur me këto”, shtoi ai.

Çfarë dimë për rajonin e Donetskut?

Rajoni lindor është pjesë e Donbasit – së bashku me Luhansk – dhe luftimet aty janë të pamëshirshme.

Rajoni dikur ishte i njohur për prodhimin e tij të qymyrit dhe çelikut, por tani është pjesë e pushtimit të vazhdueshëm të Kremlinit, me qëllimin e Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë territorin.

Pjesë të Donbasit janë të pushtuara nga qeveritë proruse.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shkeli të drejtën ndërkombëtare, Mitsotakis bën paralajmërimin e fortë për Maqedoninë e veriut

Story i radhës

Lladrovci dhe ambasadori i BE-së, Szunyog vizitojnë projektet e BE-së në Drenas dhe flasin për planet e komunës

Të fundit nga