Zelensky uron Usyk për fitoren: Simbol se ukrainasit do të luftojnë dhe fitojnë

min lexim

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka uruar bashkëkombasin e tij, Oleksandr Usyk, për fitoren ndaj Anthony Joshuas nga ndeshja e mbrëmshme në boks, duke mborojtur titullin e tij si kampion bote.

Duke shpresuar të frymëzojë popullin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, Zelensky shkroi në Twitter: “Fitore e vështirë, por kaq e rëndësishme dhe e nevojshme. Mbrojtja e titullit të kampionit të botës është një simbol i faktit se të gjithë ukrainasit nuk do të heqin dorë nga të tyret, do të luftojnë për të dhe do të fitojnë patjetër!”.

Usyk ia kushtoi fitoren bashkatdhetarëve të tij, duke thënë pas fitores: “Këtë fitore e bëra për vendin tim, për të gjithë njerëzit, ushtarët që mbrojnë vendin. Faleminderit shumë, shumë”.

“Kjo është tashmë historike. Shumë breza do ta shikojnë këtë luftë, veçanërisht raundin kur dikush u përpoq të më mundte fort, por unë e përballova dhe e ktheva në një mënyrë tjetër”, shtoi kampioni.

Usyk mundi Joshuan me vendim të gjyqtarëve, duke i mbijetuar një sulmi në raundin e nëntë për të mbajtur përsëri kontrollin e meçit, raporton The Sun.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përmirësohet menaxhimi i zjarreve në Shqipëri

Story i radhës

Kënga e re nga Elton John dhe Britney Spears publikohet më 26 gusht

Të fundit nga