Zelensky: Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike

April 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga pushtimi rus.

Zelensky, gjatë adresimit në një forum të Bankës Botërore më 21 prill, tha se komunitetit ndërkombëtar duhet ta largojë menjëherë Rusinë nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Ai po ashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve që të prishin raportet me Moskën.

Shtetet perëndimore veçse kanë vendosur një sërë kufizimesh ndaj sektorëve financiarë të Rusisë dhe sanksione të tjera ndaj ekonomisë ruse.

Presidenti ukrainas po ashtu tha se bllokada ruse në portet e Detit të Zi ka bllokuar eksportet ukrainase, duke ndikuar në sigurinë e ushqimit në botë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Së fundmi ajo është fokusuar në lindje dhe jug të Ukrainës, përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Ukraina është një prodhuese dhe eksportuese kryesore globale e drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi. Para luftës, eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama po bëhët argat i Vuqiqit, inspiratorit dhe përkrahësit të gjenocidit?!

Story i radhës

Kim Kardashian surprizoi me monologun e saj në “SNL”, ja disa nga batutat që nuk iu transmetuan

Të fundit nga

ShkoLartë