Zelensky: Ukraina meriton perspektivë konkrete për anëtarësimin në BE

Përpara samitit BE-Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një perspektivë konkrete në anëtarësimin e vendit të tij në BE.

“Unë besoj se Ukraina meriton fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE këtë vit”, tha Zelensky dje në mbrëmje.

“Integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Evropian do t’u jepte ukrainasve energji dhe motivim… për të luftuar pavarësisht çdo pengese dhe kërcënimi”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel do të takohen me Zelensky sot në Kiev.

Ukraina iu dha statusi i vendit kandidat në qershor. Megjithatë, zakonisht duhen shumë vite përpara se të jepet anëtarësimi.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qendresa Demaj këtë vit e fillon me baladë

Story i radhës

Mbi 2 miliardë pajisje Apple janë aktive në botë

Të fundit nga