​Zelensky: Ukraina ka nevojë për 800 milionë euro për nevojat e popullatës gjatë dimrit

December 13, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi sot se Ukraina, infrastruktura energjetike e së cilës u shkatërrua nga sulmet ruse, ka nevojë për “të paktën 800 milionë euro” ndihmë urgjente për të përmbushur nevojat e popullsisë gjatë dimrit.

Zelensky foli përmes videolidhjes në hapjen e konferencës ndërkombëtare të solidaritetit me Ukrainën, organizuar në Paris.

“Ne kemi nevojë për disa kategori pajisjesh, transformatorë, pajisje për restaurimin e rrjeteve të tensionit të lartë, turbina me gaz… Sistemi ynë energjetik ka nevojë, të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes, ndihmë urgjente nga sistemi energjetik evropian, d.m.th., energji elektrike nga vendet e Bashkimit Evropian në Ukrainë”, tha ai.

Presidenti ukrainas shtoi se kjo ndihmë “do të kushtojë rreth 800 milionë euro”.

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi sot vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit që të “rezistojnë gjatë këtij dimri” Rusisë.

Duke folur në hapjen e konferencës në Paris, Macron tha se “Rusia po përpiqet të mbjellë terror në popullatën e Ukrainës duke sulmuar infrastrukturën civile.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mira Murati, shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E

Story i radhës

Trajneri i Marokut: Jemi të uritur dhe të çmendur

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë