zelensky u kerkon ruseve te terhiqen nga lufta ne ukraine 626e63d96469f

Zelensky u kërkon rusëve të tërhiqen nga lufta në Ukrainë

May 1, 2022
1 minut lexim

Në video-fjalimin e tij gjatë mesnatës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në rusisht për t’u kërkuar trupave ruse të mos luftojnë në Ukrainë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Zelensky tha se edhe gjeneralët e Moskës presin që mijëra trupa të tyre të vdesin. Ai tha se Rusia kishte humbur më shumë se 23,000 ushtarë në atë që ai e përshkroi si një “luftë të pakuptimtë”.

Gjithashtu, presidenti ukrainas akuzoi Moskën për rekrutimin e ushtarëve të rinj “me pak motivim dhe pak përvojë luftarake”, në mënyrë që njësitë e shkatërruara në fillim të luftës të mund të hidhen përsëri në betejë.

“Çdo ushtar rus ende mund të shpëtojë jetën e tij”, tha Zelensky. “Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perplasja e bujshme publike avokati i bleona qeretit paralajmeron evi kokalarin ndalo shpifjet ose shihemi ne gjyq 626e63d483682
Story i mëparshëm

Përplasja e bujshme publike/ Avokati i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin: Ndalo shpifjet, ose shihemi në gjyq!

me shkas festimi i 1 majit 626e640e0820c
Story i radhës

Me shkas… Festimi i 1 Majit

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë