Zelensky tregon se cili lider evropian po e ndihmon më së shumti

min lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka treguar se kush ka qenë më afër tij duke përkrahur dhe ndimuar prej fillimit të pushtimit rus, shkruan Sky News, transmeton Bota sot.

Ai ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pushtimit rus.

Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues”.

Iu tha se Johnson është më i etur për të dërguar armë sesa presidenti i Francës Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë.

“Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.”

Zelenskyy dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë pushtimit.

Presidenti ukrainas i vendosi vendet e huaja në kategori, duke filluar nga ata që duan që konflikti të përfundojë shpejt me çdo mjet, në mënyrë që të mund të mbajnë akses në tregjet ruse deri tek ata që mbështesin popullin ukrainas që “duan që lufta të përfundojë shpejt me çdo kusht”.

“Britania është padyshim në anën tonë. Ajo nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situata,” tha ai.

“Britania dëshiron që Ukraina të fitojë dhe Rusia të humbasë, por unë nuk jam gati të them nëse Britania dëshiron që lufta të zvarritet apo jo”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull për heqje të akneve dhe lëkurë rrezatuese

Story i radhës

Bitcoin Tests USD 47K, Ethereum Reaches USD 3.3K, Altcoins Gain Momentum

Të fundit nga