Zelensky thotë se Ukraina ka potencial të rëndësishëm për të përparuar në fushën e betejës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ekipi i tij i sigurisë kombëtare beson se “ne kemi një potencial të rëndësishëm për avancimin e forcave tona në front dhe për shkaktimin e humbjeve të reja të rëndësishme për pushtuesit“.

Zelensky foli në video-mesazhin e tij të përditshëm pas takimit me shefat e inteligjencës, komandantin e forcave të armatosura dhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes, shkruan CNN, përcjell “Botaa sot”.

Ne përcaktuam detyrat në disa fusha taktike për të forcuar pozicionet tona. Dhe gjithashtu përpunuam tërësisht çështjen e sigurimit të trupave me armë moderne – intensiteti i sulmeve ndaj armikut ende duhet të rritet,” tha Zelensky.

Ai tha se shefi i tij i shtabit Andriy Yermak dhe komandanti i forcave të armatosura gjeneral Valery Zaluzhny patën një tjetër bisedë me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.

Dhe nesër presim lajme për shtetin tonë nga Turqia në lidhje me zhbllokimin e porteve tona”, tha Zelensky.

Duke renditur vendet e goditura nga forcat e artilerisë dhe raketave ruse të enjten, Zelensky tha se çdo sulm “është një argument që Ukraina të marrë më shumë HIMARS dhe armë të tjera moderne dhe efektive”.

Ai gjithashtu përshëndeti një rezolutë të propozuar në Senatin e SHBA që do të njihte veprimet e Rusisë kundër Ukrainës si gjenocid.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e premte 22 korrik 2022

Story i radhës

Aristidh Kola – studiues dhe veprimtar arvanitas

Të fundit nga