​Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të pranojë statusin neutral

March 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral, jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, siç më kujtohet. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për këtë”, ” tha Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, shkruan CNN.

Ai tha edhe se “Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum”.

Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.

“Pra, kjo klauzolë është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta [garancitë e sigurisë], është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër”, shtoi Zelensky.

“Pra, ne jemi të interesuar që ajo dokument të kthehet në një traktat serioz për t’u nënshkruar.”

Zelenksy tha gjithashtu se çështjet e Donbasit dhe Krimesë duhet të diskutohen dhe të zgjidhen në bisedimet e paqes.

Komentet e Zelensky vijnë pasi presidenca turke tha se raundi tjetër i bisedimeve midis delegatëve rusë dhe ukrainas do të mbahet në qytetin turk të Stambollit të martën.

Më herët, Zelensky u tha gazetarëve rusë se do të refuzonte të ulej me negociatorët rusë nëse ata kërkojnë të diskutojnë vetëm “denazifikimin” e Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të diskutojë fare termat “denazifikim” dhe “çmilitarizim” gjatë bisedimeve me Rusinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse e kemi të vështirë t’i themi partnerit çfarë na pëlqen në krevat

Story i radhës

Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë