Zelensky thotë se mbrojtja ajrore ukrainase do të bëhet “edhe më e fortë” në vitin e ri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai mendon që mbrojtja ajore e Ukrainës mund të bëhet “më e fuqishmja në Evropë” dhe të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë për vendin e tij dhe Evropën, transmeton Telegrafi.

“Mbrojtja ajrore e Ukrainës mund të bëhet më e fuqishmja në Evropë dhe kjo do të jetë një garanci sigurie jo vetëm për vendin tonë, por edhe për të gjithë kontinentin”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të premten.

“Këtë vit, ne jo vetëm që mbajtëm mbrojtjen tonë ajrore, por i bëmë ato më të forta se kurrë”, vazhdoi Zelensky. “Por në vitin e ri, mbrojtja ajrore e Ukrainës do të bëhet edhe më e fortë, edhe më efektive”.

Zyrtarët ukrainas vlerësuan përsëri përpjekjet e ekuipazheve të tyre të mbrojtjes ajrore kur një raund i ri sulmesh ruse goditi disa rajone të shtunën.

Ushtria e vendit tha se ishte në gjendje të rrëzonte 12 nga më shumë se 20 raketat e lëshuara në Ukrainë.

“Forcat e Mbrojtjes Ajrore janë heronj dhe një mburojë e vërtetë e qiellit tonë. I falënderojmë ata!”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në një postim në Telegram.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina feston Vitin e Ri

Story i radhës

Shifrat e paimagjinueshme të Erling Haaland

Të fundit nga