Zelensky: Situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë

April 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalimin në orët e vona të natës.

Ai tha se duket se trupat ruse po tërhiqen nga veriu i vendit, duke e përshkruar tërheqjen si “të ngadaltë por të dukshme”.

Zelenskyy shtoi se situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë, ndërsa beson se Rusia po përgatitet për sulme të reja në rajonet Donbas dhe Kharkiv, përcjell “Bota sot”.

Ndërkohë, duke folur në një intervistë për Fox News, udhëheqësi ukrainas tha se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë.

Megjithatë, Zelenskyy tha se nevojitet presion i mëtejshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria kërkon arrest me burg ndaj bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit, vrasësi i frikshëm njihet të shtunën te Trauma edhe me…

Story i radhës

Ja si të dalloni një narcist të fshehtë, sipas ekspertëve

Të fundit nga

ShkoLartë