zelensky rusia shpreson qe te zvarrise luften 63d6f6495120c

Zelensky: Rusia shpreson që të zvarrisë luftën

January 29, 2023
1 minut lexim

Volodymyr Zelensky tha se është e rëndësishme që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake nga partnerët me të njëjtin ritëm, pasi Rusia kërkon të “zgjatë luftën, të lodhë forcat tona”. Sipas tij, sulmet ruse u bënë shumë intensive, pavarësisht humbjeve të mëdha, sepse rusët “nuk i llogarisin njerëzit e tyre”.

“Shpejtësia e furnizimit (ndihma ushtarake) ishte dhe do të jetë një nga faktorët kryesorë në këtë luftë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se këtë javë Ukraina arriti “rezultate të rëndësishme” me një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Poloninë, Kanadanë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Italinë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme.

Gjermania konfirmoi se do të dërgonte 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejonte vendet e tjera të dërgonin tanket e tyre të prodhimit gjerman në Kiev. Më herët, më 22 janar, presidenti ukrainas tha se beson se Ukraina mund të fitojë luftën me Rusinë këtë vit nëse mbështetja ushtarake vazhdon.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

partizani mposht lubotenin 63d6f0b9dd0a6
Story i mëparshëm

Partizani mposht Lubotenin

befason shota juli deshi te lidhet me getinjon ai nuk u mor me te 63d6f8a2d24ba
Story i radhës

Befason Shota: Juli deshi të lidhet me Getinjon, ai nuk u mor me të

Të fundit nga

Inzaghi drejt lamtumirës nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit tek Interi është gjithnjë e më larg. Sipas burimeve të televizionit sportiv SSC në Arabinë Saudite, trajneri italian ka dhënë “po”-në përfundimtare për Al-Hilal dhe pritet të
ShkoLartë