Zelensky: Rusia refuzon propozimin për armëpushim të Pashkëve

April 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar raportet se Rusia ka refuzuar një propozim për një “pauzë humanitare të Pashkëve”.

Armëpushimi, i propozuar të fillojë më 21 prill dhe të zgjasë katër ditë, u përmend për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres më 20 prill.

Ai do të përfshijë periudhën e Pashkëve Ortodokse, e cila fillon vonë të shtunën deri të dielën në mëngjes.

“Periudha katërditore e Pashkëve duhet të jetë një moment për t’u bashkuar rreth shpëtimit të jetëve dhe avancimit të dialogut për t’i dhënë fund vuajtjeve në Ukrainë”, tha Guterres.

Ai sugjeroi që koha të përdoret për të ngritur korridoret humanitare për ata që janë ende në vijën e parë të luftës me Rusinë.

Më herët të enjten, Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya, pretendoi se ky propozim ishte refuzuar nga Rusia./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kida ndryshon stilin e flokëve

Story i radhës

Gjithçka në Mariupol është shumë e ndërlikuar, kaotike dhe e ngadaltë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë