Zelensky: Rusia po vonon qëllimisht eksportin e drithërave ukrainase

October 22, 2022
1 minut lexim

Vladimir Zelensky, ka deklaruar se Rusia po pengon qëllimisht eksportet e drithërave nga Ukraina. Sipas Presidentit ukrainas, këto vonesa po bëhen shkak për krizën ushqimore në botë.

“Përpjekjet për të eksportuar drithëra po bëhen gjithnjë e më të tensionuara këto javë. Armiku po bën gjithçka për të ngadalësuar eksportet tona ushqimore. Besoj se me këto veprime Rusia provokoi qëllimisht krizën ushqimore, duke e bërë atë aq akute sa në gjysmën e parë të këtij viti”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se mbi 150 anije të ngarkuara me drithëra janë në pritje për t’u nisur.

“Disa nga vendet ku eksportet e ushqimeve janë vonuar për shkak të Rusisë jane Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku, Libani, Iraku, Kina , Bangladeshi dhe Indonezia. Partnerët tanë, OKB, Turqia dhe të tjerë, janë të informuar për situatën.

Për shkak të vonesave të Rusisë, ne kemi eksportuar 3 milion tonë ushqime jo të plota.

Ky është vëllimi i konsumit vjetor prej 10 milionë njerëzish,” shtoi ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sapo u rrëzuan të tëra teoritë për vajin e kokosit, profesori e konsideron helm të pastër

Story i radhës

Në kërkim të kryeministrit të ri britanik: a do të ketë Johnsoni një shans të dytë?

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë