Zelensky: Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka

October 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të gjithëve për mobilizim, në mënyrë që, siç u shpreh ai të parandalohet fatkeqësia.

“Sipas informacioneve tona Kakhovka është minuar nga terroristët rusë. Tani e gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë të shkallës së gjerë”, tha ai.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Zvicrës që të mos qëndrojë neutrale në konflikt, pas bisedimeve me Presidentin e Zvicrës, i cili vizitoi Kievin, shkruan Sky News.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga terrori rus. Jam mirënjohës që asetet ruse me vlerë 6.5 miliardë dollarë tashmë janë ngrirë. Kjo punë duhet të vazhdojë. Dhe kjo është diçka në të cilën edhe Zvicra nuk duhet të qëndrojë moralisht neutrale. Mundësitë e Zvicrës për të ndihmuar me dixhitalizimin në Ukrainë dhe restaurimin e sistemeve të telekomunikacionit në territoret e çliruara u diskutuan veçmas dhe në mënyrë thelbësore”, u shpreh tutje ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vanda Nara harron menjëherë Ikardin, kapet duke u puthur me…

Story i radhës

Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në RMV, alarmon edhe Komisioni Evropian (Infografik)

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë