Zelensky: Rusia mund të përdorë armët bërthamore

October 23, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se vetëm Rusia është e gatshme të përdorët armët bërthamore në Evropë.

Zelensky kritikoi deklaratat e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili në një bisedë telefonike me homologët e vendeve perëndimore, tha se Ukraina mund që në një moment të bëhet gati të përdorë “bombë të pistë”, armë konvencionale e cila është e mbështjellë me material bërthamor, transmeton Telegrafi.

“Nëse dikush dëshiron të përdorë armë bërthamore në këtë pjesë të Evropës, atëherë ka vetëm një burim – e ai është personi që urdhëroi mikun e tij Shoigu t’i telefonojë njerëzve aty-këtu”, shtoi Zelensky në adresimin e tij më të fundit.

Presidenti ukrainas theksoi se Shoigu, “njeriu i telefonave” është munduar të arsyetohet për agresionin që ushtria e tij po e ushtron në Ukrainë.

“Të gjithë e kuptojnë mirë. Të gjithë e dinë burimin e të gjërave të pista që mund të paramendohen në këtë luftë”, tha për fund Zelensky.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS vjen me njoftim, nesër në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës

Story i radhës

KVPP Prizreni dhe Peja kampion të ligës së parë

Të fundit nga

ShkoLartë