Zelensky: Rusia fajtore për krime lufte në Kherson

1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Khersonit të braktisura nga forcat ruse teksa po tërhiqeshin.
Zelensky tha se ishin gjetur trupat e civilëve dhe ushtarëve, raporton BBC.

Moska mohon se trupat e saj synojnë qëllimisht civilë.

Ndërkohë autoritetet ukrainase vendosën një shtetrrethim gjatë natës dhe kufizuan udhëtimet brenda dhe jashtë Kherson.

“Në rajonin e Khersonit, ushtria ruse la pas të njëjtat mizori si në rajonet e tjera të vendit tonë, ku mundi të hynte”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

“Ne do të gjejmë dhe nxjerrim para drejtësisë çdo vrasës”, tha ai.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Është arrestuar personi që vendosi bombën në Taksim

Story i radhës

Sot mbledhja ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni, Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh

Të fundit nga