Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën.
Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territory bjellorus.
“Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk, qytetet tjera mund të përdoren si vend për bisedime”, tha ai.
“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve”.
“Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territory i të cilit nuk lëshohet raketna ndaj ndesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, përfundoi ai.