Zelensky paralajmëron sulme të reja: Ne po përgatitemi për këtë gjë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina po përgatitet për një ofensivë të re ruse në Ukrainën lindore.

“Ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në Donbas. Dhe ne po përgatitemi për këtë,” tha ai në deklaratë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai shprehu skepticizëm ndaj deklaratës së Rusisë në negociatat për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth kryeqytetit, Kiev, dhe një tjetër qytet kryesor Chernihiv.

“Ne nuk i besojmë askujt – nuk i besojmë asnjë ndërtimi të bukur verbal,” tha Zelensky.

Ai tha se nuk kishte asnjë arsye për të besuar njoftimin e Rusisë se do të reduktonte aktivitetin ushtarak pranë këtyre qyteteve, duke pasur parasysh se forcat ruse kishin vazhduar të godasin Kievin dhe Chernihivin me sulme një ditë pas marrjes së këtyre premtimeve.

Granatime vdekjeprurëse u raportuan gjithashtu në Irpin, së bashku me sulme të intensifikuara në rajonin e Donbas.

Zelensky gjithashtu ripohoi angazhimin e Ukrainës për të mbrojtur territorin e tyre, duke thënë “Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe ne do të luftojmë për çdo metër të tokës tonë, për çdo person”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë 6 shenjat që tregojnë se një mashkull është i pasigurtë, si dhe dëmi që ato sjellin

Story i radhës

23 vite nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Të fundit nga