Zelensky paralajmëron Rusinë: Ne do të jemi të parët, ti do të jesh i dyti

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi vendet perëndimore se lufta nuk do të ndalet në Ukrainë dhe një sulm ndaj lirive atje do të prekë pjesën tjetër të botës.

Gjatë një interviste në ABC World News gjatë mbërmjes me David Muir të hënën, Zelensky përsëri theksoi nevojën për të siguruar hapësirën ajrore të Ukrainës,  diçka që ai i ka kërkuar SHBA-së dhe NATO-s të ndihmojnë për ta bërë, pa dobi, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të jetë aktive vetëm atje, sepse ata po na bombardojnë, po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, helikopterë, avionë luftarakë shumë gjëra, ne nuk e kontrollojmë qiellin tonë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se beson se presidenti amerikan Joe Biden mund të bëjë më shumë” për të ndalur luftën. “Unë jam i sigurt se ai mund dhe unë do të doja ta besoja këtë. Ai është i aftë ta bëjë këtë,” tha Zelensky.

Qëndrimi i SHBA: SHBA dhe NATO kundërshtojnë krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në “luftë të plotë në Evropë”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se vendet që vendosin një zonë të tillë ndalim-fluturimi do të konsideroheshin si pjesëmarrëse në konflikt.

Të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se Biden mbetet i vendosur në angazhimin e tij për të mbajtur trupat amerikane jashtë konfliktit./BOTASOT

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çmim shokues – Benzina së shpejti mund të kushtojë 3.20 franga për litër

Story i radhës

Horoskopi ditor, e marte 8 mars 2022

Të fundit nga