Zelensky “nuk ka dyshime” se raketa që goditi Poloninë “nuk ishte ukrainase”

November 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka “nuk ka dyshim” se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni “nuk ishte ukrainase”, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Sips Sky News, përcjell Telegrafi, Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë qasje” në vendin e shpërthimit, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.

Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase – por nuk ka “asnjë tregues” se ishte një sulm i qëllimshëm.

Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se “nuk mund të përjashtojë” se sulmi – katër milje nga kufiri ukrainas – ishte një “provokim”.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni Evropian: Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë ‘gati’ për t’u bashkuar me Shengenin

Story i radhës

“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve”

Të fundit nga

Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Amer Kapetanoviqin për postin në krye të RCC-së në Sarajevë. Në një postim në Twitter, ajo shprehet se: “Kosova do të
ShkoLartë