Zelensky: Nëse do të ishim anëtar të NATO-s, kjo luftë nuk do të kishte filluar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në NATO më herët, atëherë Rusia nuk do ta kishte pushtuar vendin.

“Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar një luftë. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN në “GPS”, duke shtuar se ai ishte mirënjohës për ndihmën që NATO ka dhënë që nga fillimi i pushtimit, përcjell “Bota sot”.

“Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë.”

Ai vazhdoi duke deklaruar: “Por nëse nuk jeni gati të ruani jetët e njerëzve tanë, nëse thjesht dëshironi të na shihni në dy botë, nëse doni të na shihni në këtë pozicion të dyshimtë ku ne nuk e kuptojmë nëse mund të na pranoni apo jo – nuk mund të na vendosni në këtë situatë, nuk mund të na detyroni të jemi në këtë harresë.”

“Unë u kërkova atyre personalisht që të thonë drejtpërdrejt se ne do t’ju pranojmë në NATO pas një viti ose dy ose pesë, thjesht ta thonë drejtpërdrejt dhe qartë, ose thjesht të thonë jo,” tha Zelensky.

“Dhe përgjigja ishte shumë e qartë, ju nuk do të jeni anëtar i NATO-s, por publikisht, dyert do të mbeten të hapura”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza energjetike/ Balluku njofton masat: Do të ketë ndërprerje ndriçimi në këto akse rrugore.

Story i radhës

Para se të fleni vendosni limon në sqetull, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Të fundit nga